Javascript must be enabled in your browser to use this page.
Please enable Javascript under your Tools menu in your browser.
Once javascript is enabled Click here to go back to paqjastudentore.org
Skip to content

Paqja Studentore

Narrow screen resolution Wide screen resolution Increase font size Decrease font size Default font size default color black color cyan color green color red color
Ballina
Lehtėsime nė studim Printoni E-mail
Shkruar nga Berat Ujkani   

 

Lehtësime në studim

  Të martën janë shpërndarë 10 mijë broshura për studentë të Universitetit të Prishtinës, me disa rregulla për të mësuar më shumë për kohë më të shkurtë. Në broshurat e përpiluara nga Paqja Studentore, janë të paraqitura disa rregulla të cilat janë marrë nga ekspertë dhe studentë të suksesshëm

 

  Drita Vitia

  Prishtinë, 2 shkurt

    Organizata Paqja Studentore, të martën ka shpërndarë rreth dhjetë mijë broshura për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, me qëllim të lehtësimit të studimeve në universitet. Broshura përbëhet prej disa studimeve të cilat janë marrë nga ekspertë botëror, dhe janë vlerësuar si shumë të suksesshme për lehtësimin e studimeve për të rinjtë. Sipas Kryetarit të organizatës, Hysni Mustafa, fletushkat janë bërë me qëllim të lehtësimit të studimeve për studentët e UP-së, duke ju ndihmuar atyre në studim më efektiv për një kohë më të shkurtër. “Qëllimi i këtij projekti ka qenë ndihma e studentëve gjatë kohës së studimeve, pasi që në këtë broshurë gjenden teknika të të mësuarit më të shpejtë të cilat janë të bazuara në studime të ekspertëve të njohur”, ka thënë Mustafa.

   Mirëpritet nga studentët

  Ndërkohë, aktiviteti i të mësuarit të shpejtë, është mirëpritur nga studentët e UP-së. Ekrem Zajmi, student në vitin e parë në Degën Shkenca Politike në Fakultet Filozofik, ka thënë se është një nismë shumë e qëlluar. “Fillimisht kam rastisë në një titull shumë interesant, pastaj është në kohë shumë të përshtatshme sepse tani është edhe koha e provimeve dhe na duhet ti përmbledhim të gjitha për një kohë të shkurtë, gjë të cilën e thotë edhe broshura”, është shprehur Ekremi. Ndërsa, Kryetari i Paqes Studentore, Hysni Mustafa, ka thënë se broshura është pritur shuam mirë nga të gjithë studentët e UP-së. Sipas tij, studentët kanë qenë të befasuar nga disa të dhëna brenda fletushkës.

  Fletushka për 17 fakultete

  Në përmbajtje të fletushkave janë tri intervista të shkurtra me tre studentë të UP-së, të cilët kanë treguar sukses të lartë gjatë studimeve të tyre. Po ashtu, në fletushkë sqarohet se kur duhet të mësohet, sa duhet të lexohet, sa të bëhen përsëritje. Pastaj ka të dhëna nga ekspertët se “si ta bëni trurin të punojë për ju”, etj. Ndërkohë, fletushka është e titulluar “Si të studiojë?”. Ndërkohë, të martën fletushka të tilla janë shpërndarë në shtatëmbëdhjetë fakultetet e Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar kryetari Mustafa. Sipas tij, të njëjtat janë shpërndarë edhe në Bibliotekë Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Bibliotekën Hivzi Sylejmani si dhe në të gjitha konviktet e Qendrës së Studentëve.

 Të drejtat e rezervuara: Infopress

 
< I mėparshmi   Tjetri >

FlashLajmet

Rezultatet - Fakulteti Ekonomik

Rezultati i zgjedhjeve studentore   Rezultatet preliminiare tė cilat nė nivel qendror (Parlement tė Studentėve) tė cilat pėrmbajnė kėto rezultate: 1. Paqja Studentore e Universitetit tė Prishtinės PSUP 22.01% 2. Unioni i Studentėve Shqiptar USSH 11.35% 3. Lėvizja Studentore Reforma LSR 11.25% 4. Unioni Studentor Pro Evropian USPE 10.54% 5. Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės UPSUP 10.38% 6. Lėvizja Studentore pėr Integrim LSI 9.78% 7. Unioni i Pavarur i Studentėve tė Kosovės UPSK 9.17% 8. Alternativa Studentore e Universitetit tė Prishtinės ASUP 7.90% 9. Vizioni Studentor i Universitetit tė Prishtinės VSUP 7.63% 10. Integrimi i Studentėve Shqiptar ISSH 0.0% (Nuk e kalojnė pragun dhe votat e tyre shpėrndahen pėr organizatat tjera) 11. Zėri i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės ZSUP 0.0% (Nuk e kalojnė pragun dhe votat e tyre shpėrndahen pėr organizatat tjera)

Njoftim Njoftohen të gjithë dhuruesit e gjakut që kanë dhuruar gjak në aksionin e organizuar nga Paqja Studentore që të vinë t'i marrin kartelat e dhurimit në zyren e Paqes Studentore. Ju mund të vini çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në orën 14:00.

Kyēja






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk keni llogari? Krijoni njė
U publikua me 03.03.2008
mod_vvisit_counterSot194
mod_vvisit_counterDje294
mod_vvisit_counterJavor1942
mod_vvisit_counterMujor1189
mod_vvisit_counterGjatė Kohės255996

Kush ėshtė nė linjė

Momentalisht janė 13 vizitorė online