| Lehtėsime nė studim |
|
|
| Shkruar nga Berat Ujkani | |
|
Lehtësime në studim Të martën janë shpërndarë 10 mijë broshura për studentë të Universitetit të Prishtinës, me disa rregulla për të mësuar më shumë për kohë më të shkurtë. Në broshurat e përpiluara nga Paqja Studentore, janë të paraqitura disa rregulla të cilat janë marrë nga ekspertë dhe studentë të suksesshëm
Drita Vitia Prishtinë, 2 shkurt Organizata Paqja Studentore, të martën ka shpërndarë rreth dhjetë mijë broshura për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, me qëllim të lehtësimit të studimeve në universitet. Broshura përbëhet prej disa studimeve të cilat janë marrë nga ekspertë botëror, dhe janë vlerësuar si shumë të suksesshme për lehtësimin e studimeve për të rinjtë. Sipas Kryetarit të organizatës, Hysni Mustafa, fletushkat janë bërë me qëllim të lehtësimit të studimeve për studentët e UP-së, duke ju ndihmuar atyre në studim më efektiv për një kohë më të shkurtër. “Qëllimi i këtij projekti ka qenë ndihma e studentëve gjatë kohës së studimeve, pasi që në këtë broshurë gjenden teknika të të mësuarit më të shpejtë të cilat janë të bazuara në studime të ekspertëve të njohur”, ka thënë Mustafa. Mirëpritet nga studentët Ndërkohë, aktiviteti i të mësuarit të shpejtë, është mirëpritur nga studentët e UP-së. Ekrem Zajmi, student në vitin e parë në Degën Shkenca Politike në Fakultet Filozofik, ka thënë se është një nismë shumë e qëlluar. “Fillimisht kam rastisë në një titull shumë interesant, pastaj është në kohë shumë të përshtatshme sepse tani është edhe koha e provimeve dhe na duhet ti përmbledhim të gjitha për një kohë të shkurtë, gjë të cilën e thotë edhe broshura”, është shprehur Ekremi. Ndërsa, Kryetari i Paqes Studentore, Hysni Mustafa, ka thënë se broshura është pritur shuam mirë nga të gjithë studentët e UP-së. Sipas tij, studentët kanë qenë të befasuar nga disa të dhëna brenda fletushkës. Fletushka për 17 fakultete Në përmbajtje të fletushkave janë tri intervista të shkurtra me tre studentë të UP-së, të cilët kanë treguar sukses të lartë gjatë studimeve të tyre. Po ashtu, në fletushkë sqarohet se kur duhet të mësohet, sa duhet të lexohet, sa të bëhen përsëritje. Pastaj ka të dhëna nga ekspertët se “si ta bëni trurin të punojë për ju”, etj. Ndërkohë, fletushka është e titulluar “Si të studiojë?”. Ndërkohë, të martën fletushka të tilla janë shpërndarë në shtatëmbëdhjetë fakultetet e Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar kryetari Mustafa. Sipas tij, të njëjtat janë shpërndarë edhe në Bibliotekë Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Bibliotekën Hivzi Sylejmani si dhe në të gjitha konviktet e Qendrës së Studentëve. Të drejtat e rezervuara: Infopress |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|
| Ballina |
| Kėshilli |
| Pėr ne |
| Lajme |
| Strukturat |
| Na kontaktoni |
| Fotogaleria |
![]() | Sot | 208 |
![]() | Dje | 294 |
![]() | Javor | 1956 |
![]() | Mujor | 1203 |
![]() | Gjatė Kohės | 256010 |